Peizazhi i Mbrojtur Pishë Poro, në zonën turistike të Darzezës në Fier, u pastrua nga dhjetra vullnetarë, anëtarë të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Fier.

Ky park është shumë i frekuentuar nga qindra vizitorë gjatë fundjavës nga zonat përreth, por edhe nga e gjithë Shqipëria.

Por ndotja që ata lenë pas, është e madhe pasi pjesa më e madhe e tyre, pas piknikut, mbetjet i lenë në park.

Me pjesëmarrjen e vullnetarëve, këtë vit po punohet për pastrimin e disa zonave bregdetare dhe në brigjet e Lumit Vjosë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds