Një ngjarje e rëndë ndodhi më 12 tetor 2024 në fshatin Hoxharë e Re, në njësinë administrative Dërmenas, në Fier, ku shtetasi Ilir Nukaj ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortëve të moshuar N.R. dhe A.R., pronarë të një dyqani. Një javë pas ngjarjes së 12 tetorit 2024, ka ndërruar jetë në spital Namik Rustemi, 80-vjeç pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve në kokë dhe trup. Bashkëshortja e tij mori lëndime, por pa rrezik për jetën.

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet, duke dërguar për gjykim autorin e dyshuar për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje’”, me pasojë vdekjen.

“Ushtroi dhunë ndaj të moshuarve duke i shkaktuar vdekjen njërit prej tyre, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasin I. N. për ‘Plagosje të rëndë me dashje’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin I.N. për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’ me pasojë vdekjen, në dëm të viktimës N.R. dhe për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’ në dëm të viktimës A.R. parashikuar nga nenet 88/2 dhe 89 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimin penal nr.1591, të vitit 2024, rezultoi se më datë 12.10.2024, në fshatin “Hoxhare e Re” (Povelçë), Njësia Administrative Dërmenas, bashkia Fier, shtetasi I.N., për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve N.R. dhe A.R. (bashkëshortë), ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka gjetur vdekjen njëri prej tyre, shtetasi N.R.

Çështja penale dërgohet për gjykim në ngarkim të shtetasit I.N., hetuar më masë sigurimi “Arrest në burg”“, njofton Prokuroria e Fierit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds