Në qytetin e Fierit ditën e sotme është celur Panairi i Punës dhe aftësive, ku pjesëmarrëse janë 50 kompani rajonale të cilat do të shpallin 1800 vende të reja pune. Biznese të rëndësishme rajonale nga sektori bankar, turizëm, hoteleri, kulinari farmaceutike, ndërtim etj janë bërë pjesë e panairit. Kjo është një traditë shumëvjeçare e nisur nga Tirana dhe e shtrirë në të gjitha qarqet e vendit. Në këtë panair gjithashtu prezantohet platforma e punësimit online, puna. Gov. Al, ku çdo qytetar mund të aplikojë dhe nga shtëpia, mund të vihet në kontakt me punëdhëësin. Aktualisht në portalin e punësimit janë mbi 5500 vende të lira pune që publikohen çdo muaj dhe mundësitë e punësimit janë të shumta. Shkollat dhe Qendra e Formimit Profesional gjithashtu janë pjesë e panairit dhe nxënësit në prag diplomimi mund të gjejnë punë në specialitetin e tyre. Gjithashtu ky panair u mundëson të rinjve të projektojnë të ardhmen pasi të zotërojnë një profesion.