Për më shumë se 30 vjet, banorët e Kallmit në Fierit bashkëjetojnë me erën e rëndë të hidrokarbureve që ndodhen në sipërfaqe të mëdha, vetëm 70-80 metra larg banesave të tyre. Dhjetra gropa të mbushura me naftë bruto janë lënë në harresë nga kompanitë që kanë shfrytëzuar këtë fushë naftëmbajtëse. Me fillimin e rritjes së temperaturave, këto gropa kthehen në një makth për banorët e fshatit. “Te gjithë këtu janë me karbon në gjak dhe me astmë. Me rritjen e temperaturave, nafta fillon të shkrijë dhe disa herë bagëtitë kanë ngecur në gropat me hidrokarbure”, thonë banorët.

Të lodhur nga kjo situatë, ata shprehen jashtë kamerave se zgjidhja e vetme ka ngelur t’i djegin ato. Pavarësisht rrezikut të madh për shëndetin dhe mjedisin, autoritetet duket se kanë dështuar në zgjidhjen e këtij problemi, duke i lënë banorët e Kallmit të Fierit të përballen të vetëm me pasojat e ndotjes së naftës.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”TaWHTj03S7Q”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds