Ortodoksët, katolikët dhe protestantët festuan dje Pashkën, ringjalljen e Jezus Krishtit.
Besimtarët ortodoksë kremtuan festën e Pashkëve në kishën e “Shën Gjergjit dhe Shën e Premte” nën drejtimin e At Gorit, kurse besimtarët katolikë në kishën e shenjtëve Pali dhe Pjetri nën drejtimin e don Pavlinit.
Kjo ditë festive u shoqëruar me vezën e kuqe që është karakteristika e kësaj feste, me urimin e besimtarëve për shpresë e dashuri, tingujt e këmbanave, me qirinj të ndezur për veten, familjen dhe për lutjet e ndryshme të besimtarëve.
Në të dyja kishat u dha mesazhi se Ringjallja është një moment reflektimi shpirtëror dhe ripërtëritje e vlerave të besimit, mirësisë dhe mëshirës.