Në një atmosferë të mbushur me gëzim, emocione dhe duartrokitje, nxënësit e klasës së parë të shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” festuan Festën e Abetares në ambientet e jashtme të Shtëpisë Kongres, duke shënuar një nga momentet më të rëndësishme të rrugëtimit të tyre arsimor.

Mësuesja e tyre Laureta Lamaj thotë se kjo ngjarje është një dëshmi e punës dhe përkushtimit të nxënësve, prindërve dhe mësuesve.

Më pas të udhëhequr nga mësuese Laureta vogëlushët sollën një program artistik plot ngjyra, poezi, këngë dhe valle duke dëshmuar me krenari se kanë hedhur hapat e parë të sigurt drejt dijes dhe dashurisë për gjuhën shqipe.

Emocionet e fëmijëve, buzëqeshjet e prindërve dhe atmosfera festive e kthyen këtë aktivitet në një kujtim të paharruar për të gjithë pjesëmarrësit.

Festa shënoi përfundimin me sukses të mësimit të të gjitha shkronjave të alfabetit shqip, një arritje e rëndësishme për nxënësit e klasës së parë.

Kjo ditë do të mbetet një kujtim i paharruar për të gjithë – një gur themeli i fortë në rrugëtimin arsimor të secilit nxënës të klasës 1-rë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds