Kryeministri Edi Rama, ka uruar mësuesit për festën e 7 marsit.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se figura dhe autoriteti i mësuesit është vendosur në vendin që i takon, falë reformave dhe ndihmave financiare të qeverisë.
Gjatë ceremonisë për vlerësimin e mësuesve, Rama tha se janë bërë ndryshime rrënjësore në tre aspekt kyçe.
“Hyjnë tani është vetëm nga një derë e vetme, që është dera e meritorokacisë, që është portali mësues për Shqipërinë. Paga mesatare 950 euro është fakt domethënës i fuqizimit ekonomik të vendit, por edhe për të fuqizuar mësuesit dhe buxhete e tyre familjare. Është pagë dinjtoze, por nuk është absolutisht fundi, por është një stacion i një rrugë, që ne përsëri do të rikthehemi tek paga e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve dhe të gjithë atyre që i shërbejnë njerëzve. Do të rikthehemi te pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve, të gjithë atyre që u shërbejnë këtij vendi. Ambicia jonë është për ta çuar paga në mesatare të mësuesve përtej 1000 eurove”, tha Rama.