Polici i forcave “Shqiponja”, 28-vjeçari Novruz Cenalia i cili u vra dy ditë më parë me armë zjarri u përcoll për në banesën e fundit. Para Teatrit Bylis në Fier qytetarë të shumtë bënë homazhe në nder të tij.

Arkivoli me trupin e pajetë të efektivit të policisë u vendos në hollin e Teatrit ku familjarët, kolegë të tij dhe autoritetet, mes tyre Ministri i Brendshëm Taulant Balla i dhanë lamturmirën e fundit.

Më pas 28-vjeçari u përcoll në banesën e fundit, në varrezat e fshatit Baltëz. Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz dyshohet se pas një konflikti të çastit me 23 vjeçarin Azgan Mernica, i cili është ende në arrati.

Kanë kaluar dy ditë nga vrasja e tij dhe ende nuk wshtw gjetur dhe kapur  autori 23 vjecarit Azgan Mërnica.

Forca të policisë vijojnë që të bëjnë kontrolle edhe sot. Forcat speciale RENEA po kryejnë kontrolle në tre pika: kryqëzimi qe lidh fshatin Baltëz, në fshatin Sulaj në drejtim të fshatit Pojanit afër Apolonisë. Ndërkohë që edhe grupe të FNSH janë pozicionuar në Apolloni dhe fshatin Pojan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds