Policia e Korçës lajmëron sot se ka zbardhur totalisht ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë, ku në një lokal pati një sherr masiv.

Pas këqyrjes të kamerave të sigurisë, policia ka arrestuar në total dhjetë shtetas. Ndërkaq, një person është shpallur në kërkim.

Sherri mësohet se ka ndodhur për shkaqe banale. Ndërsa, disa prej të përfshirëve në sherr dyshohet se kanë qenë të alkoolizuar.

Kush janë 10 të arrestuarit për sherrin në lokal:

Dritan Pino
Petrika Ropi
Ilir Shukulli
Rafail Kocaqi
Salvi Asllan
Mihal Zhidro
Serxhio Mema
Gersi Dervishi
Sotiraq Shkurti
Kristi Lamçe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *