Një janari shënon një vjetorin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës. Lëvizja e lirë në zonën shengen, nuk i ka ndalur kosovarët të bëjnë kërkesa azili që për nëntë muajt e parë të vitit 2024 janë rritur për 108%, krahasuar me vitin 2023. Sipas një raporti të Komisionit Evropian për mekanizmat e suspendimit të liberalizimit të vizave e që i është drejtuar Parlamentit të bllokut, bëhet e ditur se 3 905 aplikime janë dorëzuar nga qytetarët e Kosovës në shtetet anëtare të BE-së. “Si pjesë e iniciativave të ndërmarra për të adresuar këtë çështje, Kosova dhe grupi lokal i bashkëpunimit Shengen kanë iniciuar diskutime për të krijuar një mekanizëm të shkëmbimit të informacionit ndërmjet autoriteteve të Shteteve Anëtare (përfshirë misionet diplomatike lokale) dhe autoriteteve të Kosovës me qëllim të monitorimit të tendencave të migrimit të parregullt dhe azilit”, thuhet në raport. Rritja e kërkesave për azil nga ana e shtetasve të Kosovës, sipas demografëve tregon për një trend shqetësues të migrimit të popullsisë. Edhe regjistrimi i fundit i popullsisë ka treguar se trendi i migrimit është shndërruar në një fenomen shqetësues demografik, socio-ekonomik dhe sigurisë. Arsyet më të shpeshta që çojnë qytetarët të Kosovës drejt migrimit janë çështjet ekonomike. Kosova në të njëjtën kohë po ballafaqohet me uljen e lindshmërisë dhe njëkohësisht edhe me ikje që janë dy lëvizje e që kjo tregon se popullsia e Kosovës po përballet me një krizë demografike Në regjistrimin e fundit të popullsisë realizuar në vitin 2024, del se Kosova ka rreth 200 mijë banorë më pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds