Fundjava ka sjellë një shtim të ndjeshëm të qarkullimit në Pikën Kufitare të Morinës, teksa mijëra qytetarë nga Kosova i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar ditët e pushimit në bregdetin shqiptar.

Sipas të dhënave të autoriteteve kufitare, gjatë 24 orëve të fundit në të dy anët e kufirit janë regjistruar 26.921 lëvizje shtetasish dhe 8.022 automjete.

Vetëm në hyrje të territorit shqiptar kanë kaluar 14.564 qytetarë me 4.233 automjete, ndërsa në dalje janë regjistruar 12.357 shtetas me 3.899 mjete.

Bregdeti shqiptar vijon të mbetet destinacioni më i preferuar për pushuesit nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën apo pushimet verore në zonat turistike të vendit.

Për të përballuar fluksin e shtuar, në Morinë po operohet me 12 sportele në hyrje dhe dalje.

Zbatimi i procedurave të përshpejtuara të kontrollit, në kuadër të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka bërë të mundur shmangien e pritjeve të gjata dhe lehtësimin e kalimit të udhëtarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds