Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Pako 2”, kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga porositësi i pakos me rreth 1.07 kilogramë Cannabis.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, në vijim të operacionit policor”Pako 2” , si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin Gersian Picaku, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka porositur një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, të trafikuar nga ShBA. Pakoja u mor nga 19-vjeçari M. H, i arrestuar 3 ditë më parë, po në kuadër të këtij operacionit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds