Fshati Belishovë në Mallakastër që njihet për natyrën e tij piktoreske dhe resurset e naftës , vuan prej 4 dekadash mungesën e investimeve  në infrastrukturën rrugore. Segmenti prej gati 2 kilometrash  që lidh disa fshatra, është i amortizuar pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij duke u kthyer në makthin më të madh të përditshmërisë së banorëve.

Banorët gjithashtu vuajnë edhe mungesën e shërbimeve të tjera bazike. Dikur Belishova numëronte 500 shtëpi ndërsa sot të banueshme janë 200.

Kemi humbur besimin te politika, thonë banorët ndërsa theksojnë se në rast të mosreagimit do të bojkotojnë zgjedhjet e 11 Majit.

Ndërkohë Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj në lidhje me këtë problematikë ka pohuar  se në buxhetin e vitit 2025,  tre segmente rrugore në Drenovë të Re, Usojë dhe Belistan janë planifikuar  për t’u  rikonstruktuar duke filluar nga muaji Maj, pas përfundimit të punimeve për rrjetin e ujësjellësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds