Një zjarr i rënë rreth orës 3.45 minuta në ish parkun e mjeteve në Lushnjë ka djegur 4 autobusë të parkuar. Tre prej tyre janë shkrumbuar tërësisht, ndërsa një është djegur pjesërisht dhe është shpëtuar nga ndërhyrja e zjarrfikësve. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit që u përhap kanë mbërritur dhe zjarrfikës të Divjakës dhe Fierit. Me urgjencë janë njoftuar drejtuesit e tjerë të autobusëve që kanë hequr mjetet për të mos u përfshirë nga zjarri.

Policia në vendngjarje dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje dhe zbardhën shkaqet e zjarrit që shkaktoi  dëme të mëdha ekonomike.

Policia konfirmon se djegia e autobusëve ishte aksidentale. Kamerat e parkut kanë filmuar momentin e rënies së zjarrit. Në fillim ka marë flakë autobusi në mes  dhe më pas flaka është përhapur tek tre autobusët e tjerë.

Parku nuk ka roje, por monitorohet nga kamerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds