Prokuroria e Posaçme ka zbërthyer kodin e “Sky” të trafikantit shqiptar Eldi Dizdari, i ndaluar në Dubai dhe që njihet me emrin Denis Matoshi.

Nga analizimi i komunikimeve rezulton të jetë identifikuar shtetasi shqiptar Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, i njohur si “El Diablo”, “Tropoja”, “Alduth” dhe “Maca”.

Kështu: Më datë më date 04.08.2020 në orën 18:13, përdoruesi i Pin-it “ÇNKHP” i shkruan Pin- it “POEFBOL”, i paidentifikuar, mesazhet me përmbajtje: “avok i par apo i dyti?”, “epo qenkam në dosje me bolin villa me kushon e gjergji ca thor”, “aha vlla skam ps lidhje ne jeten time me njeri aty kurr”, “denum tregoja ate letren qe ka ardh ne dubai vlla thuaj'” ja ke nis ate letren me folo qe erdhi ne dubai?”

Në një bisedë të realizuar me datë 16.09.2020, ndërmjet Salvatore Aliut dhe kodit SKY 8VENT1, i pa identifikuar, diskutohet mbi arrestimin e Denis Matoshit alias Eldi Dizdari në Dubai.

Komunikimet provojnë se Pini ÇNKHP kanë qenë në përdorim të shtetasit Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, pasi i referohen me emrin “Alduthi”.

Me datë 16.09.2020 në orën 1:27:26, përdoruesi i Pin-it “8VENTI” i shkruan Pin-it “RGICID”, i identifikuar si Salvatore Aliu mesazhet me përmbajtje: “Nise naj pun”, “Qe kan kap kte Alduthin”, “VIla po-”

Më datë 16.09.2020 në orën identifikuar si Salvatore Aliu, i shkruan përdoruesi i Pin-it “RGICID”, mesazhet me përmbajtje: “Kushe e ka kape”, “Mo vlla”

Më date 16.09.2020 në orën 01:35 përdoruesi i Pin-it “8VENTI” i shkruan Pin-it “RGICID”, i identifikuar si Salvatore Alij mesazhet me përmbajtje: “Njoni me tha tani”, “E kan kap rubai”.

Më datë 16.09.2020 në orën 0F19.47, përdoruesi i Pin-it “RGICID”, i identifikuar si Salvatore Aliu, i shkruan Pin-it “8VENTI”, mesazhet me përmbajtje: “Pranaje sme ka shkrujte ai”.

Më date 16.09.2020 në orën 01:35:58, përdoruesi i Pin-it “8VENT1” i shkruan Pin-it “RGICID”, i identifikuar si Salvatore Aliu mesazhet me përmbajtje: “Un se paskam mo ne sky Alduthin”.

Më datë 16.09.2020 ne orën 01:35:59, përdoruesi i Pin-it “RGICID”, i identifikuar si Salvatore Aliu, i shkruan Pin-it “8VENT1”, mesazhet me përmbajtje: “Ja ta pyse tani”, “Ka ndryshu”, “Ai”.

Më datë 16.09.2020, në orën 01:36:20, përdoruesi i Pin-it “8VENTI” i shkruan Pin-it “RGICID”, i identifikuar si Salvatore Aliu mesazhet me përmbajtje: “Po e kam pas un”, “Tokio”, “Dhe alduth”.

Në një komunikim me “SKYECC”, pin SIKPKA, në përdorim nga Oklid Bi Quejdi dhe SKYEÇ pin RGICID, në datë 18.09.2020, në orën 16:55:05, kodi SKYECC pin SIKPKA i dërgon RGICID foton e lajmit për arrestimin e Eldi Dizdarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds