Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz.
Sipas burimeve persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasve Skënder Nika dhe Bardhe Nika.
Raportohet se çifti është dhunuar fizikisht, atyre u janë shkaktuar dënime të rënda me fraktura këmbësh dhe duarsh.
Arsyeja paraprakisht dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për operacion antidrogë pak javë më parë.
Parcelat e fidanëve të zbuluar para pak javësh dyshohet se u përkisnin shetasve në kërkim P.Delia bashkë me dy djemtë e tij, ngjarje e ndodhur 1 muaj më parë ku policia gjeti 15 mijë bimë kubik në afërsi të banesave të tyre.
Çifti ka mbërritur në spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas do të merren në pyetje nga autoritetet për të zbardhur ngjarjen.
