Detaje të reja zbulohen nga operacioni i BKH-së, i cili ka nisur që në orën 07:00 të mëngjesit.

Fillimisht, agjentët e BKH-së kanë shkuar në banesën e ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, në zonën e Fushës së Aviacionit, ku kanë kryer kontroll në prani të tij.

Sipas birimeve pas kontrollit në banesë, agjentët e BKH-së e kanë shoqëruar Ilir Prodën në SPAK. Ai ka dalë nga ambientet e SPAK-ut disa minuta më parë.

Ndërkohë, në kuadër të hetimeve të dosjes “AKSHI”, janë vendosur masa sigurie për Fatjon Kalluçin, shef i laboratorit shkencor të Policisë, dhe Embro Sulejmanin, pronar biznesi në zonën e Durrësit.

Gjithashtu, po ushtrohen kontrolle edhe në ambiente që lidhen me zyrtarë të tjerë të Policisë dhe të SHISH-itm teksa raportohet se i dyshuar është edhe një punonjës i Policisë së Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *