Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me plagosjen me armë zjarri të ndodhur paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës.
Personi i plagosur është Taulant Hoti, këngëtar që performonte në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Nga informacionet paraprake mësohet se Hoti ishte duke pirë kafen e mëngjesit, kur një person i maskuar iu afrua nga pas dhe e qëlloi me armë zjarri.
Pas të shtënave, i plagosuri ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
