Është zbardhur dëshmia e 23-vjeçarit Azgan Mernica, i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së mërkurës (15 Maj) pas dy ditësh në arrati. I riu akuzohet se qëlloi me plumb në kokë efektivin e Shqiponjave, Novruz Cenalia mesditën e 13 Majit në fshatin Baltëz të Fierit.

Sipas burimeve, 23-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se gjithçka ka qenë momentale.

Agzan Mernica ka rrëfyer se po udhëtonte me makinë së bashku me nënën e tij dhe teksa po kalonte në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia.

Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë.

 “Kam menduar që më shau dhe ofendoi”, tregoi ai, duke shtuar senë këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit.

I riu ka deklaruar se ka qëlluar duke menduar se do ta vriste efektivi i pari, pasi sipas 23-vjeçarit Novruz Cenalia kishte afruar dorën te arma e krimit.

Policia e Fierit bën me dije se autori i vrasjes së punonjësit të policisë së Fierit gjatë gjithë kohës që ka qenë i fshehur është strehuar në pyllin e Semanit, 7 km në perëndim të fshatit Sulaj ku dhe banonte autori.

https://e1e78bd663d7a8e8969a5db3db8d8d0c.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html Mbrëmjen e djeshme 23 vjeçari Azgan Mernica është afruar në banesën e tij në fshatin Sulaj, ku nga pylli deri në banesën e tij ka ardhur me këmbë, ku dhe u ka kërkuar familjarëve të tij të dorëzohej.

Ndërkohë që në momentin e dorëzimit siç duket dhe nga pamjet, ai ka patur mundësi të ndërrohej në banesën e tij deri sa ka mbërritur policia e cila e ka shoqëruar në komisariatin e Fierit.

Ai është pyetur dhe për armën gjë për te cilën është shprehur se nuk e mbante mend ku e kishte hedhur për shkak se ka qenë i lodhur.

Dëshmia e autorit e krimit është marrë me rezerva nga grupi hetimor dhe do të ripyetet sërish.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”IxFVpuf1Qd0″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds