Sot më 1 prill u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak e muajit mars. Mbledhja filloi dhe u mbyll me debate të forta shoqëruar me tone të larta mes Kryetares së Bashkisë Eriselda Sefa dhe Kryetarit të Grupit të Këshilltarëve opozitarë Klement Çela. Debatet të cilat ishin jasht rendit të ditës u përqendruan tek investimet e planifikuara për 2025 që po kryen bashkia në terren, kryesisht në infrastrukturë. Zoti Çela theksoi që investimet po bëhen në kohë fushate dhe nuk janë transparente për qytetarët.

Ndërhyrjes së këshilltarit të PS Ervin Sina Kryetari i Grupit të Këshilltarëve opozitarë Klement Çela iu përgjigj se ai nuk i di problematikat e Lushnjës, pasi jeton në Tiranë.

Zoti Sina gjatë reagimit pas akuzave të zotit Çela debatoi edhe me Kryetarin e Keshillit Erjet Dhima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds