Një zjarr ka rënë në malin e Shëngjinit mbrëmjen e djeshme, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake. Si pasojë e kësaj është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe bimësi. E favorizuar nga era, ajo është zhvendosur edhe në anën jugore të malit. Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës, për të bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve kanë mbetur aktive vetëm disa vatra të vogla, por për shkak të terrenit të vështirë malor është dashur edhe ndërhyrja nga ajri. Bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar si pasojë e kësaj ngjarje, ndërsa nuk janë rrezikuar as banesat. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në këtë zonë, ndërsa polica po heton më shumë mbi të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds