Kuvendi zhvilloi sot seancën plenare, e cila nisi me një pushimi 5 minutësh si shkak i tensioneve në foltore nga deputetët e PD. Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të ndalë presionet ndaj kryebashkiakut Erion veliaj, i cili ka mbërritur sot në paraburgimin e Durrësit, pas vendimit të marrë mbrëmjen e djeshme nga GJKKO për lënien në fuqi të vendimit për masën e sigurisë “Arrest me burg”
Berisha u shpreh se Veliaj u dërgua në Durrës me urdhër të Ramës në mënyrë që t’i shkojnë në qeli të fortët e krimit.
Ministri Ervin Hoxha në interpelancën e thirrur nga deputeti demokrat i është përgjigjur Dogjanit duke u shprehur se nuk mund të bëjnë politikë me drama familjare dhe jetë njerëzish. Hoxha u shpreh se ngrihet pretendimi se ka më shumë vrasje dhe më pak siguri apo më shumë vepra penale me një dramë familjare.