Kryeministri grek Mitsotakis është bërë pjesë e shërbesës në nder të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas, i cili do të përcillet sot në banesën e fundit, në një nga ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

 Pasi ka kryer nderimet pranë trupit të pajetë të Fortlumturisë së Tij, Mitsotakis është ulur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Sali Berisha. Së bashku me Mitsotakism, sot në Tiranë janë edhe 5 ministra të kabinetit të tij.

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.Ai u shpreh se ka qenë dëshira e tij që pasuesi të jetë shqiptar, duke e konsideruar një gjë të tillë të mirëqenë.

 Gjithashtu Kryeministri i Greqisë, Mitsotakis, mbajti fjalën e tij në ceremoninë mortore të Anastas Janullatos  i cili u shpreh se Janullatos ishte një grek i vërtetë, i cili konsiderohej urë lidhëse mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds