Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji nuk u lejua të kandidonte në zgjedhjet e 23 majit për kryetar të PD. Sali Berisha do të jetë emri i vetën në garë, ndërsa anëtarësia nuk do të jetë në gjendje të zgjedhë, por thjesht do të votojë Po ose Jo, për konfirmimin e tij.
Sot, Salianji ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke theksuar se lidershipi demokrat reflektoi frikë ndaj votës së anëtarësisë. Sipas tij, “fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur”. Salianji mbyll mesazhin duke falenderuar mbështetësit e tij.
