Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, ndodhet sot në për të vizituar disa projekte të financuara nga Bashkimi Evropian.
Komisionerja vlerësoi progresin e Shqipërisë në realizimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se, megjithëse ka ende shumë punë për t’u bërë, nëse reformat e duhura realizohen, Shqipëria do të ketë mundësinë të përfundojë procesin e integrimit deri në fund të vitit 2027.
Kos shtoi se Bashkimi Evropian është “shtëpia” e shqiptarëve dhe u shpreh optimiste që pas punës së bërë me pasion, BE mund të bëhet më e madhe, duke shpresuar që numri i vendeve anëtare të rritet nga 27 në 28.
Në një gjest simbolik, Komisionerja gjithashtu u shpreh se pasi kishte marrë vesh që veroret sillnin fat, kishte vendosur dy të tilla, një për Shqipërinë dhe një për Bashkimin Europian, me shpresën për t’i sjellë fat vendit tonë në rrugëtimin drejt Unionit.
“Shqipëria po bën një punë shumë të mirë, ka ende shumë reforma për t’u bërë por nëse bëhen, në fund të 2027 do të jetë edhe fundi i procesit.
BE është shtëpia juaj, tani duhet të bëni detyrat, por së shpejti shpresoj që pas punës së bërë me pasion, BE të mos ketë 27 vende anëtare por 28.
Kam dëgjuar se veroret sjellin fat, kam vënë dy sot, një për ju dhe një për BE, që të jenë fatsjellëse”, tha ajo.