Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka evidentuar 526 pika të grumbullimit të mjeteve të përdorura, të shpërndara pranë akseve kryesore rrugore, e me mbështetjen e Policisë së Shtetit po vijohet me çlirimin e këtyre hapësirave nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme. Gjatë fazës së parë të këtij procesi është kërkuar heqja vullnetare nga zotëruesit e këtyre vend-grumbullimeve. Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Kryeinspektori i IKMT-së Ervin Hoxha ndoqën nga afër aksionin në zonën e Lushnjës.“Nuk jemi kundër ligjit, por kërkojmë më tepër kohë për përpunimin dhe zhvendosjen e mjeteve”, tha pronari i një biznesi .
“Ligji është në fuqi prej 11 vitesh dhe mos harroni se është një rrugë europiane, vjen nga Gjermania, në Kroaci, zbret në Shqipëri për në Greqi. Në asnjë vend të botës nuk lejohet që në këtë rrugë, me këtë lloj intensiteti të ketë pamjen me makinat e vjetra të hedhura”, u shpreh ministri i Brendshëm.IKMT dhe Policia do të ri-kontrollojnë territorin me qëllim pastrimin e plotë të gjithë akseve rrugore.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”K8ODxhQOTAA”]