Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu akuzohet për vjedhje dhe djegien e një mjeti. Policia bën me dije se i arrestuari gjatë muajit shkurt të këtij viti dogji një automjet, tentoi të digjte një mjet tjetër dhe vodhi një monopatinë.

Ngjarjet janë regjistruar në data 2, 4 dhe 9 shkurt në Babrru dhe Kamëz. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarive të tjera kriminale që mund të ketë kryer i riut. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “Feedback”. Gjatë muajit shkurt 2025, dogji një automjet, tentoi të digjte një automjet tjetër dhe vodhi një monopatinë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
 32-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes dhe fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 2 maska, 2 jelekë multifunksionalë si ato të Policisë dhe 1 shkop bejsbolli, që i posedonte ky shtetas në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Feedback”, për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin: I. Gj., 32 vjeç, banues në Paskuqan.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit dyshohet se ky shtetas: më datë 09.02.2025, në Babrru, ka djegur automjetin e shtetasit A. M.; më datë 04.02.2025, në Babrru, ka tentuar të djegë automjetin e shtetasit A. H; më datë 02.02.2025, në Kamëz, ka vjedhur një monopatinë. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds