Policia e Fierit ka arrestuar sot shtetasin J. T., 64 vjeç, banues në Skrapar, pasi dje, autoambulanca që drejtonte ky shtetas, u përplas me kamionin që drejtonte shtetasi I. S.. Si pasojë, vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, pacienti që po transportohej me autoambulacë dhe punonjësi i Policisë që e shoqëronte.
Aksidenti ka ndodhur dje në aksin Fier- Lushnjë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit” .
Një kamion është përplasur me një ambulancë, dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona të lënduar dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier dhe ndodhen jasht rrezikut për jetën.
Sipas Njoftimit të Policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në vendin e quajtur “Vajkan”. Automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin Ilir Seitaj dhe autombulanca me drejtues shtetasin Jemin Tare janë përplasur.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pacienti, shtetasi Genci Zylyftari, 38 vjeç dhe personat që shoqëronin pacientin nga spitali psikiatrik Vlorë, për në banesë, shtetasi Esat Zylyftari, 74 vjeç, banues në Skrapar, babai i pacientit, shtetasi Hatem Bakillari, 54 vjeç, punonjësi i policisë në Komisariatin e Skraparit (SPZ), dhe shtetasi Taulant Mekollari, banues në Çorovodë, infermieri, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.