Një 53-vjeçar nga fshati Visokë, është arrestuar nga shërbimet e Policisë Mallakastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij.
Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë së Fierit për procedura të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Visokë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.