Një 51-vjeçar me inicialet A. H., pasi mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë që kishte në pronësi. Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në një mobileri, në pronësi të 51-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me mulli. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

Tiranë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.6, operacioni policor i koduar “Gun”. Posedonte armë zjarri pa leje, në subjektin e tij, arrestohet 51-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën informative,për një shtetas që mbante armë zjarri në subjektin e tij, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gun”.

Si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.H, 51 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në një subjekt (mobileri), në pronësi të 51-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me mulli. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds