Një 44-vjeçare është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi i janë gjetur në banesë arsenal armësh. Policia njofton se gjatë kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar, granata ndezëse, 1 armë pneumatike, dhe municion luftarak.

Si pasojë është vënë në pranga 44-vjeçarja dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj. Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për babain e 44-vjeçares (XH.P, 72 vjeç), pasi gjatë kontroli në banesën e tij është gjetur një armë gjahu teke.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe puna e inteligjencës policore, për parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçare dhe shpallet në kërkim bashkëshorti i saj, pasi mbanin në banesë: 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak.

Procedohet në gjendje të lirë babai i 44-vjeçares, pasi mbante në banesë, 1 armë gjahu. Sekuestrohen këto sende që posedoheshin ilegalisht.

Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të posedimit të disa sendeve, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër organizuan operacionin policor të koduar “Muzgu”.

Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve E. P. dhe D. H. (bashkëshortë), ku janë gjetur 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak. Gjithashtu, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Xh. P. (babai i shtetases E. P.), ku është gjetur një armë gjahu teke.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:

-u arrestua në flagrancë shtetasja E. P., 44 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Vjetër;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. P., 72 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;

-u shpall në kërkim shtetasi D. H., 49 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds