Katër persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Dy personat e parë u arrestuan pasi njëri kishte vjedhur një pajisje elektronike, në një banesë, ndërsa tjetrit iu gjet në makinë kokainë. Ndërsa dy të tjerët u arrestuan pasi njëri drejtonte mjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe tjetri në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1 arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 44 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, pasi ka vjedhur një pajisje elektronike, në një banesë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Xh., 28 vjeç dhe E. P., 25 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse, në efektin e lëndëve narkotike; A. B., 40 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.