Dy raste të shitjes së lëndëve narkotike janë goditur këtë të premte nga Policia në Tiranë, ku si rezultat janë arrestuar dy persona dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë.
Sipas policisë në pranga ka rënë 21 vjeçari me iniciale S.M, sepse nga kontrolli fizik iu gjetën 37 gramë Kokainë, si dhe një sasi e konsiderueshme lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e Kokainës. Gjithashtu është vënë në pranga 21-vjeçari me iniciale K. H., dhe janë proceduar penalisht F. K., 24 vjeç, dhe F. H., 38 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin e parkuar, ku po qëndronin 3 të rinjtë, është gjetur Cannabisi që posedohej me qëllim shitjen.
Gjithashtu policia njofton se nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën 4 mjete prerëse (thika) dhe 1 përforcues grushti, ndërsa në banesën e 38-vjeçarit u gjet 1 shkop bejsbolli.
Njoftimi i Policisë:
Konstatohen dhe goditën 2 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 37 gramë Kokainë, 10 200 euro dhe 180 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e kësaj lënde, si dhe sasi Cannabisi dhe 6 armë të ftohta.
Vihen në pranga 2 shtetas dhe në hetim 2 të tjerë.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore:
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë, në rrugën “Fran Bardhi”, shtetasin S. M., 21 vjeç, sepse nga kontrolli fizik iu gjetën 37 gramë Kokainë, si dhe 10 200 euro dhe 180 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e Kokainës. Vijojnë hetimet e thelluara për të dokumentuar ligjërisht burimin e këtyre parave;
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 21 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. K., 24 vjeç, dhe F. H., 38 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin e parkuar, ku po qëndronin 3 shtetasit, u gjet një sasi Cannabisi që posedohej me qëllim shitjen. Më tej, nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën 4 mjete prerëse (thika) dhe 1 përforcues grushti, ndërsa në banesën e 38-vjeçarit u gjet 1 shkop bejsbolli.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.