Dy persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë kapur duke transportuar lëndë narkotike. Në pranga janë vënë Kujtim Ukaj, 35 vjeç, banues në Krujë dhe Abdurrahman Rizvani, 26 vjeç, banues në Mat, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, S. D., 28 vjeç.
Autoritetet policore bëjnë me dije se kanë ndaluar në Luz të Fushë Krujës, dy automjetet me të cilat po lëviznin dy të arrestuarit. Nga kontrollet në bagazhin e makinës me drejtues Kujtim Ukajn janë gjetur dhe sekuestruar 6 thasë me kanabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë.
Automjeti tjetër drejtohej nga Abdurrahman Rizvani, i cili sipas Policisë kontrollonte rrugën dhe njoftonte Kujtim Ukajn, nëse kishte prezencë të Policisë. Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me dy automjetet, dy celularë dhe një shumë parash, ndërsa të arrestuarit janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet pas një hetimi disamujor, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Interruption 2”.
Sekuestrohen 6 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa (gjithsej 60 kilogramë).
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (njëri prej tyre transportonte me automjet, lëndën narkotike, ndërsa tjetri monitoronte rrugën ku do kalonte ky automjet).
Shpallet në kërkim një 28-vjeçar, i dyshuar bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Interruption 2”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. U., 35 vjeç, banues në Krujë dhe A. R., 26 vjeç, banues në Mat.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se këta shtetas po transportonin një sasi lënde narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Luz, Fushë Krujë, automjetet me të cilat po qarkullonin këta shtetas.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin K. U., në pjesën e pasme, shërbimet e Policisë kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë. Automjeti tjetër drejtohej nga shtetasi A. R., i cili kontrollonte rrugën dhe njoftonte shtetasin K. U., nëse kishte prezencë të Policisë.
Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi S. D., 28 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet, 2 celularë dhe një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, p