Presidenti i Komisionit Europian ndodhet sot në Tiranë, ku pas takimit me kryeministrin Edi Rama, po mbajnë një konferencë të përbashkët.

Costa u shpreh se Shqipëria ka përmbushur piketat e e ndërmjetme, ndërkohë që vendet anëtare vlerësojnë angazhimin e deritanishëm të vendit tonë.

“Sot vlerësoj dhe përgëzoj vendosmërinë  e Shqipërisë dhe përpjekjet për t’u bërë anëtar i BE. Javën e shkuar siç u konfirmua e pamë ecurinë e Shqipërisë dhe Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grup-kapitullin e parë.

Pra ky është fillimi i një faze tjetër që është impenjative dhe do përqendrohet te zbatimi dhe historiku që do ketë Shqipëria. Këto reforma janë zgjedhje për të ndërtuar institucione të forta demokratike.

Një sundim  ligjit dhe ruajtja e gjyqësorit të pavarur dhe llogaridhënës janë themelet kryesore për anëtarësimin në BE. Ju inkurajon të përshpejtoni përpjekjet tuaja për luftën tuaj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ai.

Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

Presidenti i Komisionit Europian Antonio Costa, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Eurpopian i ofron mundësi vendeve si Shqipëria, por në këto kohë të pasigurta, zgjerimi i unionit, sipas tij është domosdoshmëri gjeopolitike.

Ai u shpreh se samiti në do të mbahet pas pak ditësh në Tivat të Malit të Zi është një përpjekje për të çuar përpara punët e bëra deri tani.

“BE është partneri më i besuar i Shqipërisë dhe Europës. Ai mbështet ecurinë e Shqipërisë, që të jetë një vend i begatë. Ju po integroheni në tregun e BE. Pra është shumë më shumë se sa të jesh pjesë e tregut unik.

Zgjerimi ua ofron këto mundësi fqinje tanë si Shqipëria. Por në këto kohë plot pa stabiliteti, zgjerimi është një domosdoshmëri gjeo-strategji për Europën. Shumë shpejt do të jemi në samitin e Ballkanit Perëndimor në Tivat.

Për të ecur më tej në këtë punë që është bërë për BE. I dashur Edi ti ke një traditë ku më tregon letërsinë shqipe. Kam lexuar librat e Lea Ypit, tani do të lexoj në verë dhe librat e Kadaresë. Këto më ndihmojnë që të kuptoj më shumë Shqipërinë. Ne kemi një histori të përbashkët, por do të formësojmë dhe historinë tonë të përbashkët.”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds