Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra tre drejtues në uniformat blu pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy të mitur, ndërsa u plagos dhe një tjetër.
Janë pezulluar nga detyra: Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, drejtues Afrim Tafa; Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj; si dhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.
Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.
