Një aksident ka ndodhur sot në 24 prill në Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, dy persona janë lënduar.
Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plote të rrethanave të aksidentit.
