Drejtuesi i automjetit që u përfshi mëngjesin e sotëm në aksidentin në aksin “Ersekë-Korçë”, po transportohet te spitali i Traumës. Ai u dërgua te Trauma për mjekim më të specializuar për shkak të dëmtimeve të marra në gjymtyrë.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin “Ersekë-Korçë”, ku i plagosur duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën anësore. 

E lënduar nga aksidenti mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila po merr mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds