Një kamion është përfshirë në një aksident në autostradën Lushnjë-Fier, pranë fshatit Rrapëz.

Sipas informacioneve të marra në vendngjarje, kamionit i cili udhëtonte nga Lushnja për në Fier, i është prerë rruga nga një furgon i cili po dilte në rrugë pa vënë re kamionin.

Në këtë moment drejtuesi i kamionit ka bërë një manovër për të shmangur përplasjen fatale, por është përplasur me trafikndarësen dhe disa shtylla në anë të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti kamioni pësoi dëme të mëdha, ndërsa fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

Më pas ishte ndërhyrja e policisë ajo që normalizoi trafikun e krijuar pasi kamioni bllokoi gati të dy karrexhatat.

Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e furgonit për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds