Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugorë Fier-Shegan – Krutje në afërsi të fshatit Allkaj. Fatos Shabani 66 vjeç nga Fier-Shegani udhëtonte me motoçikletë drejt Allkajt dhe është përplasur nga një Benz me targa AB 159LS.
Sipas burimeve policore, automjeti ka qenë duke lëvizur në drejtim të kundërt kur ka shkaktuar aksidentin.
Menjëherë pas përplasjes drejtuesi i motoçikletës është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka dokumentuar aksidentit në fjalë , dhe ka disiplinuar trafikun. Gjithashtu ekspertët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave si dhe për të përcaktuar shpejtësinë e automjetit dhe përgjegjësinë e drejtuesit.
Sakaq policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit për të marrë dëshminë e tij.
Nga spitali i Lushnjës mësohet se i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën,por që ka pësuar disa dëmtime serioze.
