Një aksident i trefishtë është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë- Peshkopi. Tre automjete jan përplasur me njëra – tjetrën mbi urën e fshatit “Pesëjakë”.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa pritet që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes.
Dy automjete kanë qenë duke lëvizur në drejtim të qytetit të Peshkopisë dhe njëri dyshohet se ka qenë duke hyrë në rrugën nacionale teksa është përplasur me to.

Tre drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime, ndërsa një nga automjetet ka ngecur pak pa rënë në përrua.
Ky është ndër segmented më problematike të kësaj rruge me aksidente të shpeshta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds