Një aksident me pasojë humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bay pasin e Lushnjës midis rrethrrotullimit të Plukut dhe rrethrrotullimit të Savrës.

Një person i identifikuar si Avdulla Ferhati 79 vjeç,i cili ishte  banor i zonës poshtë autostradës ka humbur jetën.

Viktima nuk ka kaluar në mbikalim, por ka tentuar të kaloj mbi trafikndarese.

Në momentet që kalonte në autostradë është përplasur për vdekje nga mjeti me targa ab 445 fd i drejtuar nga 27 vjeçari Haris faslliaj.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor, jo vetëm për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë, por edhe për të disiplinuar trafikun i cili u vështirësua pas aksidentit.

Kjo dalje e qytetit të Lushnjes në autostradë është bërë vitet e fundit dhe mbikalimi i hekurt ka mangësi në disa shkallë të dëmtuara dhe banorët detyrohen  të kalojnë mbi autostradë duke rrezikuar jetën.

.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds