Një aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Vlorës në afërsi të paraburgimit.

Një automjet është përmbysur në rrugë ndërsa ka goditur edhe disa mjete të parkuara anës rrugës.

Nga aksidenti ka dëme të konsiderueshme dëme materiale. Drejtuesi i automjetit të përmbysur ka marrë dëmtime dhe është shoqëruar në spital.

Dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit dhe shpejtësia tej normave e makinës tip “Porche”, e cila ka goditur dhe pesë makina të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds