Pjesëtarë të stafit të 19- vjecarit Grei Bihuci i cili mbeti i vdekur ditën e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta duke u qëlluar me thikë nga 18- vjecari Florjan Muca, janë ndalur ditën e sotme pranë vendit ku Grei mbeti i plagosur duke vendosur buqeta me lule , e duke ndezur qirinj prane fotografisë së tij, për ta përcjellë më pas për në banesën e fundit. Menaxheri i pasticerisë ku punonte Romeo Dervishi tregon mes tronditjes se 19- vjecari ka qënë në vendin e gabuar në momentin e gabuar.

Me lot në sy kolegët e tij e kanë vlerësuar të riun që humbi jetën si një djalë me të gjitha vlerat më të larta njerëzore, humbja e të cilit do tu krijojë një boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm.

Sot familja e 19- vjecarit ka hapur dyert e mortit ndërsa dhimbja që vdekja e tij la pas ka lënë të pikëlluar të gjithë komunitetin fierak.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”qYVPTbB9VYY”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *