Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën nacionale Lushnje – Berat. Në aksident janë përfshirë dy mjete, një mjet i tonazhit të rëndë  dhe një auto veturë tip Mercedez-Benz. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Kasht-Bardhe. Nga aksidenti janë lënduar personat që udhëtonin në një veturë tip Mercedes-Benz. përkatësisht K. Biti. 13 vjeç dhe e ëma e tij. Të dy janë dërguar në spitalin Lushnjes dhe janë nën kujdesin e mjekëve.  Mjeti i tonazhit te rëndë ka ndaluar në rrugë, menjeherë Benzi është  përplasur nga pas tij. Kamionit  i ishte shpuar goma, e më pas ka frenuari ndërsa drejtuesi i mjetit tjetërt nuk e ka shmangur dot përplasjen. Nikollaq Biti nga Berati udhëtonte drejt Lushnjes me djalin dhe bashkëshorten e tij.

 Policia ka mbërritur në vendngjarje për të  disiplinuar  trafikun dhe pë kryen veprimet e para proceduriale për shkaqet e këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds