Me rastin e festave të 7 dhe 8 marsit në qendën e artit “Vaçe Zela” u organizua një aktivitet kulturor e artistik . Aktiviteti ishte pjesë e programit vjetor të qendrës kulturore të fëmijëve i cili në bashkëpunim me zyrën vendore të arsimit parauniversitar Lushnjë realizuan një shfaqje të bukur me vlera argëtuese dhe edukative. Aktiviteti u ndoq nga shumë të pranishëm të cilët duartrokitën këngëtarët dhe valltarët e qendrës kulturore të fëmijëve.
Kjo veprimtari u realizua nën kujdesin e kryetares së bashkisë Lushnjë zonjës Eriselda Sefa, e cila ishte e pranishme në këtë eveniment, e shoqëruar nga një pjesë e stafit të saj.
Në nder të këtyre dy festave në hollin e qendërs së artit “Vaçe Zela” u çel një ekspozitë me piktura.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”mJe67NF3hyY”]