Paraditen e sotme u zhvillua mbledhje jashtë radhe e këshllit bashkiak Lushnjë. Kjo mbledhje e jashtëzakonshme ishte thirrur nga kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa.  Mbledhja kishte si rend dite propozimin e kryetares së bashkisë miratimin perdorimin  të fondit rezerve me vlere 300,000 (treqindmije) leke, per mbulimin e shpenzimeve mortore të z.Roland Hoxha dhe z. Elidion Hoxha,ndaj familjareve, të cilët humbën jetën në datë 1 mars në shpërthimin që ndonjë në një biznes.  Pa filluar mbledhja u mbajt një minutë heshtje në nder të viktimave të kësaj tragjedie, më pas fjalën e mori kryetarja e bashkisë zonja Eriselda Sefa.

Kryetari  i grupit të këshilltarëve të opozitës Klement Çela  në fjalën e tij u shpreh se fondi  300 mijë lekë ishte i pamjaftueshëm, dhe propozoi që shuma të rritej në vlerën 500 mijë lekë.

Propozimi i kryetarit të këshilltarëve të opozitës  për rritjen e vlerës së fondit u aprovua nga këshilltarët, të cilët e votuan në unanimitet. 

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”T2Z5eaqpmRI”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *