Në sallën e qendrës së Artit “Vaçe Zela” u organizua faza finale e konkursit “Talenti i Vogël” në recitim dhe krijimtari letrare. Ky aktivitet u organizua nga Qendra kulturore e fëmijëve Lushnjë, në bashkëpunim me zyrën vendore të arsimit parauniversitar dhe me mbështetjen e bashkisë Lushnjë.
Juria e cila përbëhej nga Valbona Hekurani, Valter Dauti dhe Shahin Petritaj përzgjodhën krijuesit e vegjël dhe recituesit më të mirë.
Në krijimtari letrare çmimin e pare e mori Izabela Stefa nga shkolla “10 Korriku”, Dushk.
Çmimin e parë në recitim e fitoi Sejdi Cuko nga shkolla “Foto Puka”.
Nxënësit e shkollës “Nënshkruesi I Pavarësisë Nebi Sefa” në këtë aktivitet fituan 4 çmime, çmim inkurajues në krijimtari letrare, çmim të tretë dhe 2 çmime të dyta në recitim.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”eYui_Tvh4-A”]