Kafshët e egra po “sulmojnë” bagëtitë dhe shpezët e banorëve të fshatrave të Levanit. Djegia e një sipërfaqe të konsiderueshme e pyllit të Pishporos si dhe ndalimi prej vitesh i gjuetisë ka bërë që kafshë të egra si ujqër, çakenjë, dhelpra, kunadhe të shkojnë në stalla e kotece të banorëve të fshatrave pranë pyllit duke  ngrënë kafshë e shpezë  si dele, qingja, pula, rosa etj. “Armë gjahu kemi  për të mbrojtur bagëtitë e shpezët, por nuk mund të qëllojmë se na arreston policia, pasi gjuetia është e ndaluar” , thonë banorët.

Blegtorit  Demo Jarua një vit më parë ujqërit i hëngrën 30 krerë dele. Përfaqësuesit e Drejtorisë së Bujqësise i panë, i groposën, por nuk dhanë dëmshpërblim, pohon bashkëshortja e blegtorit Demo Jarua.

Me kamerën tonë kemi filmuar  gjurmët e freskëta të putrave të kafshëve të egra sikundër edhe mbeturinat e një dele e cila ishte shqyer nga egërsirat në pyllin e Pishporos.

Banorët e këtyre fshatrave janë ankuar në njësinë administrative, por nuk është marrë asnjë masë.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”2dgVzTDxigg”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *