Një tjetër aksident në aksin Fier-Roskovec,
Rreth orës 19:10 në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”, shtetasi O. F., duke drejtuar automjetn tip “Golf” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë, është dëmtuar shtetasi O. F., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Aksidentet e vazhdueshme rrugore sidomos gjatë stinës së dimrit kanë rritur prezencën e Policisë Rrugore në akset kryesore të rrugëve. Por përsëri shoferët nuk zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë me gjithë apelimin e vazhdueshëm të policisë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që “Të mos udhëtojnë më shpejt se jeta”.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”fI-NHGeWaGM”]
